Rafa Benitez mund të transferohet te rivalët e Liverpoolit

Skuadra angleze, Everton, është duke konsideruar  t’i ofrojë ish-trajnerit të Liverpolit, Rafa Benitez, kontratë për të marrë në drejtim klubit, pas humbjes së Carlo Ancelottit te Real Madrid, shkruan “The Telegraph”, transmeton Insajderi.

Benitez u largua nga posti i trajnerit të Dalian Professional në Super Ligën Kineze, për shak të rrezikut të madh nga COVID-19, teksa kishte shprehur dëshirën të rikthehej në Premier League.

VIDEO:

Në të kaluarën Benitez kishte udhëhequr skuadra tjera angleze si Chelsea dhe Newcaste.

Ndërsa Evrtoni përveç spanjollit, në listë ka edhe Roberto Martinezin e Belgjikës, Christophe Galtier i Lille dhe Graham Potter i Brighton