Raheem Sterling në shënjestër të Barcelonës

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është në shënjestër të ekipit spanjoll, Barcelona, shkruan “Goal”, transmeton Insajderi.

Sipas “SPORT”, katalanasit kanë cilësuar 26-vjeçarin si objektivin e tyre kryesorë për këtë verë.

VIDEO:

Gjigandët spanjoll dëshirojnë transferimin e anglezit gjatë kësaj vere, por pranojnë faktin se së pari duhet të shesin disa lojtarë në mënyrë qe të mbledhin fonde të mjaftueshme për transferimin e tij.

Barça është duke kaluar në një krizë ekonomike, pasi janë të zhytur në një mal me borxhe.

Por shpreson ta zvogëlojë faturën e tyre duke shitur lojtarë si Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti.