Rahovec: Rrahu nënën dhe motrën, arrestohet

Një person është arrestuar mëngjesin e së hënës në Rahovec, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënë dhe motrën e tij, njofton Insajderi.

Rasti është hapur “Dhunë në familje”, njofton policia.

VIDEO:

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Viktimat nuk kanë kërkuar tretman mjekësor pasi nuk kanë lëndime të dukshme”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com