Rama: Do ta lehtësojmë sezonin turistik, 24 mijë doza të vaksinës nga Pfizer sigurohen në prill

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se brenda muajit prill edhe 23 mijë doza të vaksinave nga Pfizer do të sigurohen për Shqipërinë.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do ta lehtësojnë sezonin turistik.

“Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

VIDEO:

Ndryshe dje është raportuar se në Shqipëri, gjashtë persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në 24 orët e fundit.

Humbin jetën edhe gjashtë persona nga coronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 349 raste të reja Humbin jetën edhe gjashtë persona nga coronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 349 raste të reja

Nga 2899 testime të kryera, janë konfirmuar 349 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 604 persona.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. /Telegrafi/

The post Rama: Do ta lehtësojmë sezonin turistik, 24 mijë doza të vaksinës nga Pfizer sigurohen në prill appeared first on Telegrafi.