Rama doli pozitiv me COVID: “Bllokohet” komuna e Prishtinës, izolohen zyrtarët

Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë pozitiv me koronavirus dhe ka shkuar në izolim menjëherë pasi ka marrë rezultatin.

VIDEO:

Edhe nënkryetari Alban Zogaj ka konfirmuar se është izoluar për shkak të kontaktit që ka pasur me Ramën.

Nga komuna e Prishtinës thanë për Klankosova.tv se gjithashtu janë izoluar të gjithë punonjësit e stafit që kanë pasur kontakt direkt me kryetarin dhe se janë në pritje të rezultateve pas testimit për COVID-19. Megjithatë, nuk ka konfirmuar numrin e tyre.

Por, Rama ka thënë se, meqë nuk ka simptoma, punën po e vazhdon prej shtëpisë.

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”.