Rama i reagon mediumit austriak që tha se “ai kishte miratuar bashkë me Vuçiqin idenë për ndryshimin e kufijve”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se është zhgënjyer me gazetën e njohur austriake “DerStandard” lidhur me lajmin e publikuar për dokumentin  jozyrtar të quajtur “Non-paper”, ku thuhej se “Rama, së bashku me Vuçiçin dhe lobistët, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tri vite më parë”, përcjell Insajderi.

Rama në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se asnjëherë nuk ka mbështetur ndonjë ndryshim kufiri mes Serbisë dhe Kosovës.

VIDEO:

Ai më tej ka akuzuar këtë medie për përhapje të lajmeve të rreme.

“DerStandardat”, çfarë zhgënjimi të shikosh një gazetë me reputacion kaq të lartë që të sillet si përhapës i lajmeve të rreme! Nuk kam thënë asnjë herë ndonjë gjë në lidhje me “non paper-in dhe hartën” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim kufiri ndërmjet linjave etnike mes Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”, shkruan Rama./Insajderi.com

Prestigjiozja austriake ‘DerSrandard’, më datë 27 prill, kishte publikuar një artikull ku flitej mbi “Non-paper”-in e fundit të dalë në sipërfaqe, shkrim ky në të cilin ka përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se ka thënë para mediave që ka parë “Non-paper”-in dhe hartat me ndryshimet e propozuara të kufirit.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama u tha mediave shqiptare se ai kishte parë letrën jo-letër dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”, thuhet në këtë shkrim. /Insajderi.com