Ramë Buja: Ja pse kemi shkuar të armatosur në Rambuje

LAJMI I FUNDIT

Ish-drejtuesi i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Buja gjatë një emisioni televiziv ka folur për shumë tema për kohën e luftës, e mes tyre edhe disa ngjarjeve që kanë ndodhur në kohën e bisedimeve në Rambuje.

VIDEO:

Ai ndër tjera ka thënë se si delegacion së bashku me Azem Sylën, e Jakup Krasniqi kanë shkuar të armatosur në Rambuje.

“Një përfaqësuesi amerikan i kemi kërkuar të shkojmë të armatosur në Rambuje, dhe kur i kemi thënë ashtu ishte me të vërtetë tronditëse për të, mirëpo ne iu përgjigjëm se ato armë nuk na duhen për të luftuar në Aeroportin e Prishtinës, por i thamë se na duhen për të vrarë veten, ai na u përgjigj se si, ne i tham se nëse ne shkojmë, ata do të përpiqen të na zëjnë të gjallë, e po të na zinin të gjallë do të na bënin poqavër”, i keni na tha, e kështu kemi shkuar të armatosur në Rambuje, unë Azem Syla e Jakup Krasniqi jemi shkuar si delegacion të pajisur me armë”, është shprehur Ramë Buja.