Ramës i kërkohet heqja e taksës në Rrugën e Kombit, ai thotë se është turp të mos paguash

Edi Rama

Nesër në Elbasan do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

VIDEO:

Teksa ndau dy fotografi për mbledhjen e përbashkët, kryeministrit Edi Rama, iu bë kërkesë që të hiqet tarifa e rrugës në Rrugën e Kombit.

Hiqe taksen (ose ule cmimin per pagesen e takses rrugore per shqiptaret e Kosoves) turp i madh!!!“, ka komentuar një qytetar.

E shpejtë ishte përgjigja e Ramës. Ai tha se tarifa e rrugës është gjëja më normale për përdoruesit e rrugës.

Tutje ai shtoi se është turp të mos duash të paguash për rugën që përdorë.

Tarifa e rruges eshte gjeja me normale per perdoruesit e rruges dhe turp ne fakt eshte te besh patriotin e te mos duash te paguash per rrugen qe perdor ne emer te patriotizmit, nderkohe qe me ate pagese mirembahet rruga vere e dimer, garantohet siguria ne cdo stine, si edhe sic mund ta kesh pare, po investohet per ta permbyllur ate rruge te lene rrugeve me standartet me te larta europiane“, ka shkruar Rama.