Ramos befason me deklaratën për Messin

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos, ka thënë se e ka një dëshirë të kamotshme për të luajtur përkrah argjentinasit , Lionel Messit në një ekip, transmeton Insajderi.

Ai ka shprehur këtë dëshirë pavarësisht rivalitetit “armiqësor” në të kaluarën.

VIDEO:

“Më pëlqen të luaj me lojtarët më të mirë dhe Messi është njëri prej më të mirëve në botë. Gjithmonë e kam thënë se Messi gjithmonë do ta ketë një vend në ekipin tim”, ka deklaruar Ramos.

Megjithatë, Messi duket se do të vijojë të jetë rival i Ramosit, pasi argjentinasi besohet të ketë arritur marrëveshje të re me Barcelonën për ta vazhduar qëndrimin në Camp Nou.

Ramosi iu bashkua PSG-së këtë verë si lojtar i lirë, duke u larguar nga Real Madridi pas plot 16 vjetëve.

Gjatë asaj kohe, qendërmbrojtësi spanjoll ishte rival i madh i Messit./Insajderi.com