Ramosaj falënderon qytetarët që iu gjetën pranë 1000 banorëve të helmuar nga uji

Kryetari i Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka falënderuar të gjithë personat që iu gjetën pranë mbi 1000 banorëve kur u helmuan nga uji i pijes.

VIDEO:

Ramosaj përmes një postimi në Facebook pas stabilizimit të ujit ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në lehtësimin e situatës.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, javën që lamë pas, së bashku jemi përballur me shfaqjen e epidemisë si pasojë e helmimit nga uji i pijes, andaj, dua që përzemërsisht të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në lehtësimin e kësaj situate”.

Numri një i Deçanit njëherësh ka falënderuar mjekët, ushtrinë e Kosovës, kryetarët e komunave, mediat dhe shumë kompani private.