Rasim Slemnaj jep dorëheqje nga strukturat udhëheqëse të AAK-së

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, nuk pati rezultat të kënaqshëm, brenda partisë siç duket ka pakënaqësi.

Njëri nga eksponentët më të rëndësishëm të kësaj partie, që nuk është ndarë i kënaqur nga rezultati i AAK-së nga zgjedhjet e fundit, është edhe ish deputeti i kësaj partie, Rasim Slemanaj, Insajderi.

VIDEO:

Ai në një prononcim për Indkesonline është shprehur se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë.

“Po është e vërtetë se jam dorëhequr nga të gjitha strukturat e AAK-së. Tash jam vetëm anëtar. Dorëheqja ime vjen si pasojë e rezultat të dobët në zgjedhjet e përgjithshme të AAK-së”.

E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u riradhitë në vendin e katërt me 7.57 për qind në zgjedhjet e 14 shkurtit./Insajderi.com