Rasti Gucati-Haradinaj, ish-drejtori i Policisë dëshmon në Hagë

<!–

–>

VIDEO:

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj dëshmon në Speciale në rastin Gucati-Haradinaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është paraqitur si dëshmitar në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.

Qalaj në këtë rast është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes së Gucatit dhe Haradinajt.

Gjatë ditës së djeshme, ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj, para trupit gjykues tha se ai asnjëherë nuk ka publikuar dokumente me përmbajtje të ndjeshme, siç pretendohet nga gjykata.