Reagimi i Van Dijk për lëndimin horror të Harvey Elliott

Virgil Van Dijk është deklaruar rreth lëndimit që pësoi Harvey Elliott në fitoren 3-0 të Liverpoolit ndaj Leeds United.

Talenti i The Reds pësoi një ndërhyrje nga lojtari kundërshtar në pjesën e dytë, duke mbetur me këmbë të thyer.

Lëndimi horror që pësoi Harvey Elliott i Liverpoolit - duket se sezoni për të ka përfunduar Lëndimi horror që pësoi Harvey Elliott i Liverpoolit – duket se sezoni për të ka përfunduar

VIDEO:

Van Dijk ka thënë pas ndeshjes se ata nuk ishin në gjendjen më të mirë në momentin që panë se bashkëlojtari i tyre kishte thyer këmbën.

“Të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë me Harvey. Shpresojmë që ai të shërohet shpejt. Dukej keq”, ka thënë ai.

Një Jurgen Klopp me zemër të thyer reagon emocionalisht ndaj lëndimit të Harvey Elliott, derisa tregon për gjendjen e lojtarit Një Jurgen Klopp me zemër të thyer reagon emocionalisht ndaj lëndimit të Harvey Elliott, derisa tregon për gjendjen e lojtarit

“Që nga momenti që ndodhi, ju e dinit se ishte vërtet serioze. Është e vështirë të përqendrohemi dhe ne u përpoqëm ta trajtonim atë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Nuk dihet se sa do të mungojë Harvey, por që me shumë gjasë për të ka përfunduar edicioni para kohe. /Telegrafi/

The post Reagimi i Van Dijk për lëndimin horror të Harvey Elliott appeared first on Telegrafi.