Bardhyl Meta
Zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta ka reaguar pasi e ka kuptuar se kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se është ftuar të marrë pjesë në Qeverinë Kurti.
VIDEO:
Meta përmes një komenti në Facebook ka ironizuar duke thënë se më në fund “po dojka i lumi Zot me na shpërbly”.
“Po dojka i lumi Zot me na shpërbly, ma n’fund. Bahtiri është legjendë e gjallë”, ka shkruar Meta.
Kujtojmë se Agim Bahtiri në një takim që e ka pasur në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë ka thënë se është ftuar të marr pjesë në Qeverinë Kurti.
Por, sipas Bahtiri, ai ka refuzuar pasi dëshiron të qëndroj në qytetin e Mitrovicës.
