Reagojnë nga OVL e UÇK-së pasi Pozhari e sulmoi Haradinajn për paraqitjen në Hagë

<!–

–>

Nga OVL e UÇK-së reagojnë pasi Pozhari e sulmoi Haradinajn për paraqitjen në Hagë.

VIDEO:

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës i kanë reaguar analistit të afërt me pushtetin, Xhevdet Pozhari i cili u tall me paraqitjen e Nasim Haradinajt në Hagë duke thënë se ai në Kosovë “thyente tavolinat, teksa në Hagë po qanë”.

Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook, Pozharit i është referuar si “servil” dhe “përfitues” i pushteteve, shkruan lajmi.

Ai ka thënë se disa individë po mundohen që ta mjegullojnë paraqitjen dinjitoze të Haradinajt në Hagë.

Postimi i plotë i Klinakut në Facebook:

Paraqitja e Nasimit në Hagë është dinjitoze. Po e tregon një realitet për ngjarjet atëherë, edhe pse ju e dini që ato ngjarje kanë qenë transparente dhe çdo gjë ka qenë e filmuar.

Disa servilë dhe përfitues të pushteteve, mundohen edhe ta mjegullojnë paraqitjen e tij dinjitoze që e bëri për të përgjithshmen dhe vetëm për të përgjithshmen.