Reagoon Gërxhaliu pasi u raportua se u shkarkua nga pozita e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore

Arsim Gërxhaliu

Më herët është raportuar se Arsim Gërxhaliu është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

VIDEO:

I kontaktuar nga Telegrafi, ai e ka mohuar se është shkarkuar teksa ka thënë se më 28 gusht i ka skaduar mandati.

“Më ka skaduar mandati”.

“Sipas ligjit të shërbyesve publik nuk paska mundësi të zgjatet mandati, unë jam në pritje të statutit tim”, ka shtuar Gërxhaliu.

Në shtator të vitit 2018, Qeveria Haradinaj ia kishte vazhduar edhe një mandat tjetër në Institutin e Mjekësisë Ligjore.