Real Madridi fiton me spektakël ndaj Celta Vigos në rikthimin në Santiago Bernabeun e rinovuar

Real Madridi ka marrë fitore spektakolare në shtëpi ndaj Celta Vigos me rezultat 5-2 në javën e katërt në La Liga.

Vetëm katër minuta iu nevojiten mysafirëve për të shënuar përmes Santi Minas, që u asistua nga Iago Aspas.

Por, Karim Benzema me një asistim nga Fede Valverde, i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 24-të.

VIDEO:

Por, Celta Vigo nuk u dorëzua dhe e riktheu epërsinë me golin e realizuan nga Franco Cervi (31’).

Në 45 minutat e dytë, Los Blancos kishin një fytyrë tjetër, pasi realizuan dy gola.

Sërish ishte në skenë Karim Benzema, ai që i barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 47-të, me Miguel Gutierrez që ndihmoi me asistim.

Për të përmbysur rezultatin, u përkujdes Vincius Junior që realizoi në minutën e 54-të, me Gutierrez që sërish ishte asistuesi.

Për të realizuar për 4-1, u përkujdes transferimi më i ri, Eduardo Camavinga (72’), që ishte për të gol në debutim.

Se ishte nata e tij, e dëshmoi edhe het-triku që e realizoi Benzema në minutën e 87-të, pasi realizoi nga penalltia.

Pas javës së katërt, Real Madridi është lider me dhjetë pikë, aq sa kanë edhe Valencia e Atletico Madridi. /Telegrafi/

(function (el) { window.addEventListener(“message”, (event) => { if (event.origin.startsWith(“https://www.sofascore”)) { if (el.id === event.data.id) { el.style.height = event.data.height + “px”; } } }); })(document.getElementById(“sofa-standings-embed-36-37223”));

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Real Madridi fiton me spektakël ndaj Celta Vigos në rikthimin në Santiago Bernabeun e rinovuar appeared first on Telegrafi.