Reali planifikon t’i shesë nëntë lojtarë të huazuar për blerjen e Haaland ose Mbappe

Real Madridi është duke planifikuar shitjen e lojtarëve që i ka në huazim për të grumbulluar rreth 176 milionë euro.

Kjo shumë është e nevojshme në përpjekjet për transferimin e Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) apo Erling Haaland (Borussia Dortmund).

Anësori i Tottenham Hotspur, Gareth Bale dhe dyshja e Arsenalit, Martin Odegaard e Dani Ceballos, janë në mesin e lojtarëve të huazuar të Los Blancos.

VIDEO:

(Foto: Twitter/Erling Haaland)

Dhe sipas AS, Madridi planifikon t’i shesë disa prej lojtarëve të huazuar për sigurimin e fondeve për Haaland (që mund të kushtojë rreth 180 milionë euro) apo Mbappe (që mund të kushtojë rreth 150 milionë euro).

Pas takimit në Barcelonë për Haaland, reagon klubi i Borussia Dormund Pas takimit në Barcelonë për Haaland, reagon klubi i Borussia Dormund

Borja Mayoral (Roma), Jesus Vallejo (Granada), Luka Jovic (Eintracht Frankfurt), Brahim Diaz (Milan), Reinier (Borussia Dortmund) e Takefusa Kubo (Getafe) – janë emrat tjerë në listën e shitjeve. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Kylian Mbappe)

The post Reali planifikon t’i shesë nëntë lojtarë të huazuar për blerjen e Haaland ose Mbappe appeared first on Telegrafi.