Referendumi serb në Kosovë, Vuçiq thirr në takim drejtuesit e Listës Serbe

Presidenti i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është duke mbajtur një takim me drejtuesit e Listës Serbe për mbajtjen e referendumit kushtetues në Kosovë.

VIDEO:

Siç raporton Tanjug, në takim marrin pjesë kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, nënkryetarët Igor Simiq, Dalibor Jevtiq, si dhe anëtarë të tjerë të partisë. Prezent është edhe drejtori i ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Për këtë takim, Presidenca e Serbisë do të dalë me një komunikatë.

Ndërkaq, për këtë temë në Kosovë janë takuar krerët e shtetit me ambasadorët e vendeve të Quint-it, të cilët i bënë thirrje Qeverisë së Kosovë që të lejojë mbajtjen e këtij procesi në Kosovë.

Por, Qeveria e Kosovës thotë se të gjithë qytetarët e Serbisë në Kosovë mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre përmes votimit me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse.