Reforma të thella në drejtësi, ambasadori i SHBA-së takim me Albulena Haxhiun!

ministrja e MD-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim me ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu.

VIDEO:

Një postim në Twitter, diplomati amerikan ka dhënë detaje rreth takimit.

“Takim produktiv me Ministrin e Drejtësisë Haxhiu sot. SHBA-të janë të përkushtuara për të punuar me Kosovën për të luftuar korrupsionin, duke reformuar strukturat ekzistuese ndërsa forcojnë shërbimin civil apolitik të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministrja e MD-së, përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të fillojnë punimet me grupet punuese në lidhje me projektligjin për vetting.

“Shumë shpejtë nisim punën me grupet punuese lidhur me projektligjin për vetting, konfisikm të pasurisë së pajustifikueshme , institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë çështje të tjera”, ka shkruar ajo.