Reformat në arsim: Kurti paralajmëron largimin e vlerësimit me nota në ciklin e ulët fillor

Eleminimi i notave për klasat e ciklit fillor të ulët, dedikimi i orëve të veçanta për lexim gjatë orarit mësimor, shuajta falas, kurrikulat e reja, edukimi dual, janë disa nga reformat në arsim që Albin Kurti ka premtuar të shtunën e 20 shkurtit.

Këto premtima i dha përmes një postim në Facebook, pasi tregoi për një bashkë-bisedim me profesorin e Havardit, Fernando Ma Raimers.

VIDEO:

“Në takim, Reimers theksoi rëndësinë e reformave të njëkohshme në tri sfera të jetës publike: sundimi i ligjit, ekonomia dhe arsimi. Këto të trija, kur funksionojnë siç duhet e të bashkërenduara, përbëjnë potencialin më të madh të zhvillimit në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Kurti shprehu edhe problemin e mbingarkesës së klasave me numër të madh të nxënësëve.

“Një reformë që propozoi profesori Reimers e që ka funksionuar për shtetet e ngjashme është angazhimi i asistentëve për mësimdhënësit e të gjitha niveleve”

Për t’u arritur kjo, Kurti tha se “. Lëvizja VETËVENDOSJE! planifikon të nxit studentët më të mirë të nivelit Master të angazhohen në mësimdhënie, dhe të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë”. /Insajderi.com

Arsimi është sistem në të cilin kalojmë të gjithë. Pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë me Fernando M….

Posted by Albin Kurti on Saturday, 20 February 2021