Regjistrohen 254 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 16 pacientë

Covid-19

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.160 testime dhe janë regjistruar 254 raste të reja.

VIDEO:

Prej rasteve të reja 111 janë në Shkup, 29 në Prilep, Kavadar 20, Ohër 13, Negotinë 10, Manastir 9, Gostivar 7, Kumanovë dhe Veles 6, Tetovë dhe Gjevgjeli 5, Shtip, Strumicë, Strugë dhe Resnjë nga 4, Koçani, Dellçevë dhe Vinincë me nga 3 dhe nga një rast në Kërçovë, Dibër, Kriva Pallankë, Probishtip, Kratovë, Demir Hisar, Krushevë dh Bogdanci.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 151 pacientë të shëruar dhe 16 kanë humbur jetën. Pesë prej tyre janë nga Prilepi, tre nga Ohri, dy nga Shkupi dhe nga një pacient në Kumanovë, Kriva Pallankë, Strugë, Gjevgjeli, Koçani dhe Negotinë.

Që nga fillimii pandemisë me coroanvirus janë diagnostifikuar 99.258 persona, ku prej tyre 89.400 janë shëruar dhe 3.063 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive është 6.822.