Rekord votuesish nga diaspora në Junik, Shehu: Konfirmohet vendosmëria për ndryshimin e madh

Zgjedhjet lokale

Ruzhdi Shehu, kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut, ka bërë të ditur se janë plot 1051 aplikacione nga diaspora që kanë shprehur interesimin për të votuar më 17 tetor në këtë komunë.

“Bazuar në numrin e madh të aplikacioneve për zgjedhjet në Junik, mund të konfirmohet se diaspora jonë është më e vendosur se kurrë për të arritur ndryshimin në Komunën e Junikut. Për më tepër, në listën e LDK ju keni edhe përfaqësuesit tuaj nga diaspora si kandidat për ulëse në asamblenë e Junikut. Pas fitores më 17 tetor, diaspora e Junikut do të përfaqësohet edhe në udhëheqjen e Komunës”, ka shkruar Shehu.

VIDEO:

Për të udhëzuar votuesit nga diaspora rreth procesit të votimit, Shehu në postimin e tij në Facebook e ka bashkangjitur edhe videon me të gjitha detajet.

Postimi i plotë:

Diaspora jonë e dashur,

Ju faleminderit shumë për aplikimin tuaj masiv për të votuar në zgjedhjet lokale 2021. Sipas njoftimit nga KQZ, për Komunën e Junikut janë konfirmuar 1051 aplikacione për të marrë pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Bazuar në numrin e madh të aplikacioneve për zgjedhjet në Junik, mund të konfirmohet se diaspora jonë është më e vendosur se kurrë për të arritur ndryshimin në Komunën e Junikut. Për më tepër, në listën e LDK ju keni edhe përfaqësuesit tuaj nga diaspora si kandidat për ulëse në asamblenë e Junikut. Pas fitores me 17 tetor, diaspora e Junikut do të përfaqësohet edhe në udhëheqjen e Komunës.

Nga sot me datë 15 shtator deri me 15 tetor, do të jetë i hapur afati për të votuar nga diaspora. Për Komunën e Junikut, roli i diasporës në këto zgjedhje është i jashtëzakonshëm. Prandaj lusim secilin junikas nga diaspora që i është konfirmuar aplikacioni, të marrë pjesë në këto zgjedhje duke dorëzuar fletëvotimin në mënyrë të rregullt. Pjesëmarrja juaj në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme për Junikun, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për mirëqenien e të gjithë junikasve.

Të gjitha udhëzimet për procesin e dorëzimit të fletëvotimeve mund t’i gjeni në videon e bashkangjitur me këtë postim:

Së bashku edhe me ju, do të arrihet ndryshimi i nevojshëm pas 12 viteve. 

R.Sh