Reporteri i luftës: Lushtaku në 1998 dha intervistën pa maskë, në Prishtinë brohoritnin “Sami Lushtaku, Sami Lushtaku”

Reporteri i luftës

Reporteri i luftës z. Haqif Mulliqi tregoi një ngjarje shumë interesante të vitit 1998 në RTK. Ai tregoi se kishte biseduar me Heroin Ilaz Kodra për ta zhvilluar një intervistë. Ata e kishin lënë të takohen në odën e Ilaz Kodrës. Por, bashkë me Ilazin ishin paraqitur edhe Sami Lushtaku dhe Jakup Nura. Sipas reporterit të luftës, Sami Lushtaku ishte plagosur para pak ditësh në një zonë Rahovecë – Prizren.

Pas bisedës, Sami Lushtaku ishte dakorduar që të intervistohet pa maskë dhe me emrin e tij origjinal e pa maskë. Reporteri i luftës ka treguar se pas intervistës, në Prishtinë brohoritnin “Sami Lushtaku, Sami Lushtaku”.

VIDEO:

Poashtu, ai ka rrëfyer edhe një ngjarje për z. Rexhep Selimi.

Pas luftës në Kosovë, Haqif Mulliqi është falënderuar publikisht nga ish-komandanti, Rexhep Selimi pasi këtë të fundit e kishte shpëtuar nga arrestimi.

Ish-reporteri i luftës ka rrëfyer ngjarjen se si kishte arritur ta siguronte aktakuzën ku një grup kosovarësh akuzoheshin për rrënimin e rendit kushtetues të Jugosllavisë. Një ndër të akuzuarit ishte edhe Rexhep Selimi i cili atë periudhë ndodhej në Prishtinë.

“Është një rast jashtëzakonisht interesant. Avokati Bajram Kelmendi më ka thënë se është sajuar aktakuzë ndaj një grupi të caktuar. Në Gjykatën e Qarkut nga një mik e kam siguruar aktakuzën të cilën më pas e kam përkthyer. Më pas jam takuar me Bajramin ku edhe e kam realizuar një intervistë me të. Në aktauzë ajo që më ra në sy ishin njerëzit të cilit unë i njihja, akuzoheshin për rrënimin e rendit kushtetues të Jugosllavisë dhe aktivitete terroriste. Akuzohej, Ademi, Hamza, Sami Lushtaku, Jakup Nura, Rexhep Selimi e të tjerë”, ka deklaruar ai në emisionin ‘Dhoma e Rrëfimeve’..

Mulliqi thotë se pasi e ka botuar shkrimin është bërë një rrëmujë e madhe pasi askush nuk e dinte se ekzistonte një aktakuzë e tillë.

“Rexha në atë kohë ishte në Prishtinë, Nait Hasani i thotë ta lexojë “Zërin” aty e ai e kuptoi se po akuzohej dhe iku nga Prishtina. Ai është prej njerëzve të rrallë që më ka falënderuar për kontributin tim. Po ta arrestonin atë shumë gjëra do të kishin marrë rrjedhojë ndryshe”, ka treguar tutje ai.