Revista e ushtrisë norvegjeze shkruan me krenari për Armend Mehajn: Ish-ushtari i dekoruar, Ministër në Qeverinë e Che Guevara-s së Kosovës

Forsvarets forum

Revista e Ushtrisë Norvegjeze ‘Forsvarets forum’ në platformat e saj online ka publikuar një artikull të dedikuar ish-ushtarit norvegjez, sot Ministër i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.

Ish-ushtari i dekoruar norvegjez është Ministri i ri i Mbrojtjes në Kosovë”, është titulli i artikullit të botuar sot në portalin e revistës për Forcat e Armatosura Norvegjeze, si dhe politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë në Norvegji.

VIDEO:

Armend Mehaj mori pjesë në operacionet paqeruajtëse si ushtar norvegjez. Ai tani është bërë Ministri i Mbrojtjes i Che Guevara’s së Kosovës, vijon tutje në nëntitull kjo revistë, duke iu referuar Kryeministrit Albin Kurti, me emrin e revolucionarit kuban.

Tutje, ‘Forsvarets forum’, në artikullin për Mehajn thekson se në Kosovë, javën e shkuar, në Kuvend u votua qeveria e Social Demokratit Albin Kurti, që ndjek ka modelin nordik socialdemokrat, pjesë e të cilit u bë është Armend Mehaj, një veteran i Forcave të Armatosura Norvegjeze.

“Vij nga mërgata. Kam lënë familjen e punën t’i shërbej vendit”, citon revista e ushtrisë norvegjeze, deklaratën e Mehajt që e dha gjatë pranimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtës.

‘Forsvarets forum’ shkruan se sipas mediave lokale në Kosovë, Mehaj ka marrë pjesë në disa operacione ndërkombëtare, përfshirë në vendlindjen e tij, në Kosovë, sikurse edhe në Afganistan dhe Çad.

“Në Ministrin e Mbrojtjes, Kurti do ta ketë një ushtar të dekoruar, Mehajn, si komandant të Forcave të Armatosura të Kosovës. Në nëntor të 2012-ës, Mehaj, si një ushtar norvegjez, u dekorua nga Forcat e Armatosura Shqiptare me një medalje, sipas gazetës në internet Reporteri.net”, shkruan portali i revistës së Ushtrisë Norvegjeze ‘Forsvarets forum’.

Kjo revistë, ndonëse botohet nga Ministria e Mbrojtjes, e ka të rregulluar me akt pavarësinë editoriale, dhe detyrohet tu përmbahet parimeve të gazetarisë.

Mehaj ka lindur në Kosovë në 1981, por ka jetuar në Norvegji për disa vjet. Sipas kësaj reviste, Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se Mehaj ka shtetësi të dyfishtë, atë të Norvegjisë dhe të Kosovës.

Derisa për Kryeministrin Kurti, artikulli thotë se shpesh quhet Che Guevara i Kosovës, megjithëse është politikisht më i moderuar sesa argjentinasi revolucionar që i është dhënë emri.