Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj infektohen me COVID-19 në Hagë

hagë

Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj janë infektuar me COVID-19 në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

VIDEO:

Kështu kanë thënë burime të sigurta të RTV Dukagjini.

“Së paku dy nga ta kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit. Derisa pritet të analizohen edhe mostrat tjera nëse janë të prekur edhe personat e tjerë që po mbahen në qendrat e paraburgimit të Hagë”, njoftojnë burimet.

Kjo ka ndikuar edhe tek vizitat e familjarëve, të cilët nuk janë lejuar t’i takojnë ish-luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.