Rey Manaj shënoi tre gola, por Koeman nuk flet për emra të përveçëm pas fitores në ndeshjen e parë miqësore

Debutimi i Rey Manajt me tre gola në sfidën e parë me Barcelonën, me siguri ka kënaqur edhe Ronald Koeman, të cilit i nevojitej një nisje e mirë e sezonit.

Por trajneri holandez nuk ka preferuar të flasë me emra të përveçëm pas ndeshjes, edhe pse shqiptari bëri diferencën për ekipin e tij duke shënuar tre gola.

VIDEO:

“E rëndësishme është që të gjithë luajtën 45 minuta dhe morën përgatitje fizike. Kishte dy pjesë loje të ndryshme, me kundërshtarin që luajti me 10 lojtarë. Është një rezultat i mirë dhe diçka mjaft pozitive”.

“Të gjithë janë kthyer mirë nga pushimet dhe jemi përgatitur fort. Kjo është ndeshja jonë e parë dhe duhet të bëjmë përgatitje fizike. Të gjithë kanë patur mundësinë të tregojnë vlerat e tyre, sidomos të rinjtë, edhe pse nuk dua të përmend emra”.

“Ishte një ndeshje e mirë dhe duhet ta pranoj se ishte pak e çuditshme teksa shihnim tifozë në stadium. Për fat të mirë gjërat po fillojnë të kthehen në normalitet”.

“Më pëlqeu prania e tifozëve dhe u pëlqeu edhe lojtarëve. Duartrokasin, ndihmojnë, ia kishim ndjerë shumë mungesën”, ka thënë Koeman. /Telegrafi/

The post Rey Manaj shënoi tre gola, por Koeman nuk flet për emra të përveçëm pas fitores në ndeshjen e parë miqësore appeared first on Telegrafi.