Ridvan Berisha tregon pse Kadri Veseli ia kishte bërë me sy në emision

Gazetari

Gazetari Ridvan Berisha, i cili është përfolur shumë për intervistën e tij me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, sot ka folur për këtë ngjarje.

VIDEO:

Berisha, tha në Kanal10 se aty nuk ka pasur kurrfarë presioni apo diçka të ngjashme, por se Veseli kishte presion të jashtëzakonshëm pasi ishte ndër paraqitjet e tij të para në televizione.

Berisha më tutje tha se Veseli në ato momente kishte pasur problem me frymëmarrje.

“Kjo me Kadriun, u kanë ndër paraqitjet e para pasi u bërë kryetar i PDK-së, edhe ka qenë në presion të jashtëzakonshëm, ka pas problem me frymëmarrje, nuk ka pasur kurrfarë presioni”, është shprehur Berisha.