Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve – vëmendja në derbin mes Chelseat dhe Juventusit

Sot (e martë) rikthehet emocionet e Ligës së Kampionëve, derisa zhvillohet rrethi i pestë i fazës së grupeve.

Dy takime mjaft interesante do të luhen nga ora 18:45, ku Bayern Munichu është mysafir i Dinamo Kievit, e që po ashtu edhe Manchester United i shkon Villarealit.

VIDEO:

Por, për dallim nga këto dy përballje, vëmendja më e madhe është në derbin e ditës së sotme në mes të Chelsea dhe Juventusit që fillon nga ora 21:00, me Zonjën e Vjetër që e kërkon vendin e parë – pasi e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Takim interesant në këtë orar është edhe ai në mes të Barcelonës dhe Benfikës, me katalunasit që duhet të fitojnë patjetër dhe të sigurojnë kualifikimin.

Takime interesante po ashtu nga ora 21:00 janë edhe ajo mes Lilles dhe Raed Bull Salzburgut, derisa Sevilla e pret Wolfsburgun,

Atalanta do t’i shkojë Young Boysit, derisa Malmo e pret Zenitin, por natyrisht se vëmendja shkon më shumë në përballjet e klubeve të mëdha. /Telegrafi/

The post Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve – vëmendja në derbin mes Chelseat dhe Juventusit appeared first on Telegrafi.