Rikthim i raporteve diplomatike, Emiratet e Bashkuara Arabe 10 miliardë dollarë për investime në Turqi

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndarë një fond prej 10 miliardë dollarësh për të mbështetur investimet në Turqi, sipas një raporti të agjencisë shtetërore të lajmeve.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM, fondi do të fokusohet në investimet strategjike, duke përfshirë sektorët e energjisë dhe shëndetësisë.

VIDEO:

“Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan krijimin e një fondi prej 10 miliardë dollarësh për të mbështetur investimet në Turqi,” ka rpaortuar agjencia zyrtare e lajmeve e Emirateve WAM.

Njoftimi vjen pasi Princi i Kurorës së Abu Dhabit Sheikh Mohammed bin Zayed zhvilloi bisedime me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Ankara të mërkurën, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet midis rivalëve rajonalë.

WAM tha se masa ishte “për të mbështetur ekonominë turke dhe për të nxitur bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve.”

Ai shtoi se fokusi kryesor do të jetë në “investime strategjike”, veçanërisht në sektorë duke përfshirë energjinë, shëndetin dhe ushqimin.

Fondi u njoftua pas bisedimeve midis Presidentit Tajip Erdogan dhe Princit të Kurorës së Abu Dhabi, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan në Ankara të mërkurën.

Takimi i Sheik Mohammedit me Erdoganin, vizita e parë e tillë në vite, vjen ndërsa të dy vendet punojnë për të ndrequr lidhjet e prishura dhe në mes të një krize valutore në Turqi. /Insajderi.com