Rinumërimi i votave: Në zgjedhjet e vitit 2019 u rinumëruan mbi 88 për qind e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë nisur të rinumërohen 494 vendvotimeve, sipas vendimit që ka marr sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për arsye të ndryshme e në përqindje më të madhe ishin rinumëruar edhe një numër i madh i vendvotimeve gjatë zgjedhjeve të kaluara.

VIDEO:

Përmes një tabele, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në zgjedhjet e vitit 2019 ishin rinumëruar 88.49 për qind e vendvotimeve.

Sipas kësaj tabele, me vendim të KQZ-së, në vitin 2019 ishin rinumëruar 847 vendvotime apo 33.25 për qind kurse me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ishin rinumëruar 1 407 vendvotime dhe 55.247 për qind e vendvotimeve.

Të dhënat po ashtu janë dhënë për zgjedhjet e viti 2017, ku janë rinumëruar 22.69 për qind e vendvotimeve.

Në zgjedhjet e vitit 2014 janë rinumëruar 21.22 për qind e vendvotimeve. /Telegrafi/

The post Rinumërimi i votave: Në zgjedhjet e vitit 2019 u rinumëruan mbi 88 për qind e vendvotimeve appeared first on Telegrafi.