Rita Ora merr vëmendjen me paraqitjen elegante në premierën e një filmi në Los Angeles

Ajo darkoi gjatë fundjavës me disa personazhe të famshëm, përfshirë të dashurin Taika Waititi dhe Paris Jackson.

Dhe të hënën, Rita Ora u pa me shokë të tjerë në premierën për filmin e ri të Kate Beckinsale Jolt në Los Angeles, Kaliforni.

Rita, 30 vjeçe, dukej bukur në eventin e mbrëmjes, e veshur me një bluzë mëndafshi të purpurt që ishte hapur deri në belin e saj, shkruan DailyMail.

VIDEO:

Mbi këtë, ajo kishte veshur një xhaketë në stilin bolero me vija të zeza.

Ajo i kombinoi ato me një palë pantallona të zeza, të gjera në stila.

Këngëtarja kompletoi pamjen e saj elegante me një palë këpucë të zeza me material lëkure.

Për aksesor, këngëtarja shqiptare vuri një gjerdan të vetëm mjaft delikat.

Ajo i mbante flokët e saj bjonde të lëshuara poshtë, dhe të ndara anash.

Ylli i lindur në Kosovë më vonë ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një ‘selfie’ të sajën, ku pozoi pranë shoqëruesit të saj të mbrëmjes, Vas J Morgan. /Telegrafi/

The post Rita Ora merr vëmendjen me paraqitjen elegante në premierën e një filmi në Los Angeles appeared first on Telegrafi.