Rita Ora shfaq fizikun e formësuar nga stërvitjet në palestër

Ajo si duket është duke e shijuar qëndrimin në Australi.

Dhe Rita Ora nuk po shmang asgjë nga përditshmëria, ani pse është e angazhuar në “The Voice”, shkruan Daily Mail.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka zgjedhur që të josh fansat e saj.

VIDEO:

Rita është parë nga palestra, pasi ishte stërvitu mjaftueshëm me një veshje ngjyra kafe.

Këngëtarja zgjodhi që të mos përdor asnjë lloj makijazhi, kurse vinte herë pas here edhe një kapele.

Në rend të parë ajo sigurisht që ka vënë fizikun e formësuar, për të cilin pëlqehet në masë të madhe. /Telegrafi/

The post Rita Ora shfaq fizikun e formësuar nga stërvitjet në palestër appeared first on Telegrafi.