Rivaliteti me konferenca, VV-ja e PDK-ja i thërrasin në të njëjtën kohë e vend

Vv- PDK

Rivaliteti politik pushtet – opozitë ka “kaluar” edhe në konferenca.

VIDEO:

Partia më e madhe në pushtet, Vetëvendosje dhe partia më e madhe opozitare, PDK, kanë paralajmëruar mbajtjen e konferencave në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend.

Të dy partitë kanë njoftuar se do të mbajnë konferenca në orën 13:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Asnjëra nuk ka treguar temën për çfarë do të flasë, pos se kush do të flasë.

Te VV-ja do të paraqiten deputetët Firim Haziri e Doarsa Kica, kurse te PDK-ja Abelard Tahiri.