Rohingya paditin Facebookun, kërkojnë dëmshpërblim prej 150 miliardë dollarësh

Rohingya nga Mianmari, refugjatë në vendet e huaja, po paditin Metan, e njohur deri vonë si Facebook, për dështimin në parandalimin e gjuhës së urrejtjes kundër tyre dhe kontributin në dhunë gjersa po kërkojnë dëmshpërblim në vlerë prej 150 miliardë dollarësh.

Padi janë ngritur në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, raporton reuters.

VIDEO:

Në SHBA, firma ligjore Edelson PC dhe Fields PLLC ngritën një padi kundër Facebook në San Francisco, duke akuzuar rrjetin social se ishte “i gatshëm të injoronte jetën e Rohingyave për një depërtim më të mirë në tregjet e vendeve të Azisë Juglindore”.

Një firmë ligjore britanike që përfaqëson disa prej refugjatëve i shkroi një letër Facebookut, duke thënë se algoritmet e Facebook “rritën gjuhën e urrejtjes kundër Rohingyave”, se Facebook “nuk investoi” në moderatorë dhe kontrolle faktesh rreth situatës politike në Mianmar”.

Ndryshe, Facebook nuk ishte e gatshme të flas për rastin. Rohingya konsiderohen emigrantë të paligjshëm në Mianmar dhe janë diskriminuar nga qeveria dhe publiku për dekada. Ushtria e Mianmarit filloi një operacion të dhunshëm në shtetin Rakhine në vitin 2017 pasi Rohingya kryen sulme vdekjeprurëse në pozicionet e policisë.

Mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 mijë Rohingya kanë ikur në Bangladeshin fqinj. /Telegrafi/

The post Rohingya paditin Facebookun, kërkojnë dëmshpërblim prej 150 miliardë dollarësh appeared first on Telegrafi.