Roma do ta transferojë edhe një mesfushor, Kamara ose Ndombele pritet ta përforcojnë skuadrën kryeqytetase

Roma ka qenë shumë aktive këtë afat kalimtar të janarit.

Giallorosët kanë marrë në huazim anësorin anglez Ainsley Maitland-Niles, derisa nga Porto është afruar mesfushori Sergio Oliveira.

Megjithatë sipas Corriere dello Sport gjiganti italian do ta transferojë edhe një mesfushor gjatë janarit.

VIDEO:

Boubacar Kamara dhe Tanguy Ndombele janë në listën e ngushtë të Jose Mourinhos dhe drejtorit sportiv Tiago Pinto.

Mesfushori francez i Marseille mund të transferohet për tetë milionë euro dhe duket shumë i mundshëm transferimi i tij.

Marseille i detyrohet Romës 20 milionë në qershor për detyrimin e blerjes të dyshes Under e Pau Lopez dhe dy skuadrat mund të gjejnë lehtë një marrëveshje.

Nga ana tjetër Ndombele mbetet i preferuari i Mourinhos, por ai ka pagë të lartë dhe kushton shumë.

Aktualisht mesfushori fiton 10 milionë euro te Spurs shumë që është shumë e lartë për Romën.

Gjithsesi njëri nga mesfushorët pritet të transferohen te Roma gjatë janarit, pasi Sergio Oliveira po konsiderohet vetëm si alternativë. /Telegrafi/

The post Roma do ta transferojë edhe një mesfushor, Kamara ose Ndombele pritet ta përforcojnë skuadrën kryeqytetase appeared first on Telegrafi.