Roma fiton në frymën e fundit ndaj Sassuolos

Roma ka fituar 2-0 ndaj Sassuolos në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Ishin mysafirët që shënuan të parët me anë të Domenico Berardit në minutën e 27-të, mirëpo VAR-i e anuloi atë për pozitë jashtë loje.

Por, Giallorossët më pas realizuan përmes Bryan Cristanes në minutën e 37-të, me Lorenzo Pellegrinin që ishte në rolin e asistuesit.

VIDEO:

Në 45 minutat e dytë, Sassuolo ishte më kërkuese dhe arriti t’i barazonte shifrat 1-1.

Ishte minuta e 57-të, kur Filip Djuricic pranoi një asistim nga Berardi, për të realizuar 1-1.

Por, El Shaarawy ishte heroi i Giallorossëve, pasi realizoi në minutën e 90+2, për t’i fituar skuadrës së tre pikë të arta, me Eldor Shomurodov që ishte asistuesi.

Pas javës së tretë, Roma është në vendin e parë me nëntë pikë, aq sa kanë edhe Milani e Napoli, e në xhiron e katërt do të takohen me Veronën. /Telegrafi/

(function (el) { window.addEventListener(“message”, (event) => { if (event.origin.startsWith(“https://www.sofascore”)) { if (el.id === event.data.id) { el.style.height = event.data.height + “px”; } } }); })(document.getElementById(“sofa-standings-embed-33-37475”));

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Roma fiton në frymën e fundit ndaj Sassuolos appeared first on Telegrafi.