Roma ka pesë alternativa për Edin Dzekon nëse boshnjaku largohet

Roma do t’i ndajë me shumë gjasë rrugët me Edin Dzekon gjatë verës dhe Giallorossët vetëm kanë filluar punën për ta zëvendësuar duke gjetur pesë alternativa. 

Ish-sulmuesi i Manchester City ka 10 gola në 27 paraqitje me Romën, ndërsa kontrata e tij skadon në qershor 2022.

Sipas medieve në Itali, boshnjaku mund të largohet nga Roma në verë, së bashku me trajnerin Paulo Fonseca.

VIDEO:

Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Tiago Pinto thuhet se u takua dje me ndërmjetësuesit  e sulmuesit francez Olivier Giroud.

Sulmuesi i Chelsea do të mbetet i lirë në fund të sezonit, dhe ai mund të transferohet në ‘Olimpico’ si lojtar i lirë.

Sipas Calciomercato.com, Roma gjithashtu ka diskutuar edhe për Luka Jovicin, me agjentin Fali Ramadanin.

Në fund edhe emra si Alexander Lacazette dhe Dusan Vlahovic janë të lidhur me një transferim te Roma.

I fundit që i është bashkuar listës është sulmuesi Alexander Isak i Real Sociedad.

Sa i përket trajneri Maurizio Sarri, ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit është kandidati kryesor. /Telegrafi/

The post Roma ka pesë alternativa për Edin Dzekon nëse boshnjaku largohet appeared first on Telegrafi.