Roma me fitore të lartë ndaj Zorya Luhansk

Roma ka regjistruar fitore të lartë (4-0) përballë FK Zorya Luhansk, në kuadër të raundit të pestë të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Carles Perez e hapi serinë e golave (15’), për të vazhduar me Nicolo Zaniolo, i cili e dyfishoi epërsinë (33’).

Jordan Veretout dështoi nga penalltia dhe me epërsi prej dy golash të Giallorossëve skuadrat shkuan në pushim.

VIDEO:

(Foto: Twitter/AS Roma English)

Në fraksionin e dytë doli në skenë Tammy Abraham, i cili i realizoi dy gola (46’ dhe 75’).

Me këtë fitore, Roma mban vendin e dytë në Grupin C me dhjetë pikë, një më pak se lideri Bodoe/Glimt. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/AS Roma English)

The post Roma me fitore të lartë ndaj Zorya Luhansk appeared first on Telegrafi.