Ronaldinho-s i ka ndërruar jetë nëna nga Coronavirusi

Ronaldinho Gauço është duke kaluar një moment të vështirë në jetën e tij, teksa mediat në Amerikën Latine, shkruajnë se është ndarë nga jeta nëna e brazilianit, njofton Insajderi.

Dona Migelina ishte infektuar me Coronavirus në dhjetor të vitit të kaluar, teksa tashmë thuhet se ky virus i ka marrë jetën, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve.

VIDEO:

71 vjeçarja ishte e shtruar në spital prej dy muajsh, por nuk ia ka dalë dot të fitojë betejën me virusin, i cili mbrëmjen e djeshme i mori jetën.

Dhimbje e madhe kjo për Ronaldinho-n, i cili në shumë intervista kishte deklaruar se nëna e tij ishte pika e dobët për të. /Insajderi.com