Ronaldo dhe Liga e Kampionëve – portugezi në luftë me vetën për rekorde të reja

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë drejt rekordeve, pasi në fundjavë, ai debutoi me Manchester Unitedin dhe atë me dy gola ndaj Newcastle.

Ai  duk se nuk ishte larguar kurrë nga “Old Trafford”, edhe pse kjo gjë kishte ndodhur 12 vjet më parë, drejt Real Madridit.

Takimi i tij i fundit me United në Evropë ishte më 27 maj 2009 në Romë, në finalen kundër Barcelonës, ku Pep Guardiola dhe Leo Messi e mposhtë dhje fituan tripletën atë sezon.

Këtë të martë portugezi mund të luajnë sërish në Ligën e Kampionëve me ‘Djajtë e Kuq’, ku rival do të jenë Young Boys i Zvicrës.

VIDEO:

Cristiano shihet si më i madhi i kësaj gare, ndërsa e ka ngritur trofeun pesë herë, , një herë me Man Unitedin dhe katër me Real Madridin.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare me 134 gola dhe nëse Ole Gunnar Solskjaer e funt në loj në Bern, ai do të barazojë edhe numrin e paraqitjeve me Iker Casillasin, lojtari me më së shumti ndeshje të Ligës së Kampionëve. Ish -kapiteni i Real Madrid u pensionua me 177 ndeshje.

Duket se kjo shifër do të thyhet, pasi që portugezi ka 176 paraqitje.


Lojtarët me më shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve

177 Iker Casillas
176 Cristiano Ronaldo
151 Xavi Hernandez
149 Lionel Messi
142 Raul Gonzalez
141 Ryan Giggs
130 Karim Benzema
130 Andrés Iniesta
129 Sergio Ramos, ESP
125 Clarence Seedorf

Rekordet e tjera

Ndeshjet e Ronaldos në këtë garë janë të ndara më poshtë: 101 me Real Madridin, 52 me Manchester United dhe 23 me Juventusin.

Ai është lojtari i vetëm që ka më shumë se 50 ndeshje me dy ekipe të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Nga paraqitjet e tij në Evropë, ai ka gjashtë finale, një më shumë se emrat si Paolo Maldinin, Patrice Evra, Clarence Seedorf dhe Edëin Van der Sar.

Ai gjithashtu ka luajtur më shumë gjysmëfinale (21), i dyti me më shumë çerekfinale (22) pas Messit që ka 23.


Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve

Një tjetër figurë që mund të vazhdojë të shtojë peshë është numri i golave ​​të shënuar në Ligën e Kampionëve.

Cristiano ka 134 gola në 176 ndeshje, i vetmi kandidat për të mposhtur këtë shifër në afat të shkurtër është Leo Messi i cili regjistron 120 gola dhe i cili pavarësisht largimit të tij nga Barça në Paris do të jetë në gjendje të vazhdojë të shënojë në Ligën e Kampionëve.

Ai ka qenë golashënuesi më i mirë në shtatë edicione (2007-08, 12-13, 13-14, 14-15, 15-16, 16-17, 17-18), argjentinasi në pesë.

Ai gjithashtu ka rekordin për gola brenda një edicioni të Ligës së Kampionëve me 17 gola, Robert Lewandowski ishte gati ta arrinte atë në vitin 2020 me 15 gola. Portugezi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në fazat finale me 67.


/Telegrafi/

The post Ronaldo dhe Liga e Kampionëve – portugezi në luftë me vetën për rekorde të reja appeared first on Telegrafi.