Rosonerët rikthehen në Ligën e Kampionëve

Pas shtatë viteve mungesë, AC Milan rikthehet sonte në Ligën e Kampionëve ku me fillim nga ora 21-00 do të përballet me Liverpoolin.

Të dyja skuadrat kanë nisur mjaftë mirë në kampionatet përkatëse dhe ende nuk e kanë shijuar humbjen në këtë sezonë, shkruan Insajderi.com.

Një mungesë e madhe për rosonerët do të jetë Zlatan Ibrahimovic i cili ka ndjerë dhëmbje në këmbë dhe nuk ka rrezikuar fare që të udhëtojë në këtë takim.

Ndërsa, Liverpooli është në kërkim të fitoreve pasi sezona e kaluar ishte dëshpëruese për ta sepse nuk arritën që të fitojnë asnjë trofe të rëndësishëm.

VIDEO:

Ky takim zhvillohet më fillim nga ora 21-00 në “Anfield Road”, ku “The Reds” shumë herë kanë ditur të zhvillojnë ndeshje të mëdha.

Një derbi pritet të zhvillohet në Itali, ku Interi do e presë Real Madridin në të njëtin orar me ndeshjen Liverpool-Milan.

Neurazurët vijnë nga një barazim në Serie A i cili zbehë paksa formën e tyre, ndërsa madrilienët në ndeshjen e fundit kanë deklasuar Celta Vigon duke e mposhtur me rezultat 5-2.

Të gjitha ndeshjet që do zhvillohen sonte në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve:

Real Madrid-Inter, 21-00

Liverpool- Milan, 21-00

Club Brudge-PSG, 21-00

Manchester City-Leipzig, 21-00

Atletico Madrid-Porto, 21-00

Besiktas-Dortmund, 18-45

Sporting CP-Ajax, 21-00

FC Sheriff-Shakhtar Dontesk, 18-45 /Insajderi.com