Rrahu gruan me arsyetimin se nuk ka pastruar shtëpinë, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet Y.P., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, njofton insajderi.

Sipas gjykatës, i dyshuari me 7 qershor në shtëpinë e përbashkët familjare, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tij, me dashje ka ushtruar dhunën ose ka keqtrajtuar fizikisht me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarave brenda një marrëdhënie familjare.

VIDEO:

“Y.P., fillimisht hyn në dhomën e bashkëshortes së tij, nga e cila kërkon që të pastron shtëpinë e cila i thotë të pandehurit se ka pastruar, në atë moment i pandehuri të dëmtuarën e godet me grushte mbrapa në pjesën e kokës dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit dhe në atë moment e godet edhe vajzën e tij, duke e kap për flokë dhe më pas e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, si rrjedhojë e kësaj të dëmtuarave i shkakton lëndime trupore”, thuhet në kumtesë.

Ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, thuhet në vendimin e gjykatës duke pasur parasysh rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, duke marrë parasysh se i pandehuri ka ushtruar dhunë brenda familjes së tij ndaj viktimave të ndjeshme, këto tregojnë rrezikun se me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të përsërisë veprën penale./Insajderi.com