Rrëfehet greku që vrau të dashurën gjatë pushimeve: Ngatërruam rrugën për faj të saj

Greqi

Autori i vrasjes së 26-vjeçares në Greqi i cili pranoi krimin para policisë ka tronditur me rrëfimin e tij. 30-vjeçari tha se e vrau partneren e tij për shkak se ngatërruan rrugën për në destinacionin ku ishin nisur.

VIDEO:

Sipas mediave greke, çifti kishte marrë rrugën për në një vend tjetër në ishullin Folegandros, por u ngatërrua. Kjo ishte arsyeja pse ai nisi sherrin me të dashurën e tij, duke e bërë atë fajtore për këtë gjë.

Sherri mori përmasa tragjike pasi 26-vjeçarja u shty nga i dashuri vrasës në një greminë dhe përfundoi në det duke ndërruar jetë.

Gjatë rrëfimit 30-vjeçari deklaroi se ai ndaloi pa dashje buzë shkëmbinjve dhe në atë moment ajo doli nga makina e trembur. Kur policia e pyeti pas e shtyu vajzën ai u shpreh se ndodhi në gjaknxehtësi e sipër dhe se nuk kishte ndërmend ta vriste atë.

Të dielën pasdite dolën edhe rezultatet e autopsisë për shkakun e vdekjes së të resë. Ajo kishte qenë gjallë deri në momentin kur ai e shtyu në det. Vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mbytjes ndërsa plagët u shkaktuan nga përplasja në shkëmbinj.