Rrëfehet njëri nga udhëtarët e autobusit që u rrotullua në Serbi, akuzon shoferin: Nuk la kë pa e tejkaluar

<!–

–>

Njëri nga udhëtarët e autobusit që u rrotullua në Serbi, akuzon shoferin: Nuk la kë pa e tejkaluar.

VIDEO:

Njëri nga udhëtarë te autobusit “Zhitia Turist” që u rrotullua mbrëmë në Serbi ka hedhur akuza ndaj drejtuesit të automjetit.

Ai tha se shoferi i cili po voziste autobusin në fjalë, nuk la kë pa e tejkaluar dhe se kjo ishte arsyeja që çoi më pas deri tek aksidenti.

Taulant Thaçi në publikimin e tij në Facebook tha se para aksidentit, shoferi nuk la automjet pa tejkaluar dhe në rastin e fundit ishte duke tejkaluar kamionin që bënte pastrimin e borës, por që nuk e arriti.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Fal zotit shpetuam,pasi te gjitha gazetat than se aksidenti u be shkaku i rruges se pa pastruar per ta larguar fajin nga kompanija apo shoferi desha te tregoj sakt si pjestar i autobusit qe isha ulur para dhe e pash te gjith ngjarjen, shoferi nuk la automjet pa kaluar automjet apo kamijon dhe ne rasitn e fundit ishte duke e tejkaluar kamijonin i cili bente pastrimin e rruges po qe nuk arriti,media mos genjeni ju lutem dhe mos e shperndani lajmin aq shpejt ne keto raste sepse ka dikush qe merzitet nga mos arritja e lajmrimit se a jan gjall apo jo dhe mos e mbroni askend por tregoni te verteten ju kisha lut ta shperndani Respekt.