Rrëfimi i dëshmitarit në Izbicë: I varrosëm të vrarët pas tre ditësh, fjetëm tek varret deri i përfunduam

Milazim Thaçi

Milazim Thaçi, i mbijetuari i masakrës së Izbicës ka rrëfyer për masakrën që kanë kryer serbët në këtë fshat të Skenderajt. Ai tha se ka pasur një numër të madh të policëve dhe të paramilitarëve serbë që kanë marr pjesë në kryerjen e kësaj masakre.

“I kam ni tu fol po se kom dit çka. Nuk e di a kanë fol shqip. Njëherë  ne nuk e ditëm që po na vrasin. Mua më thoshin se pse nuk kceve me ja marr serbit armën. Nuk i kam numëruar por ta merrke menja që na mlun krejt. Ka pasur policisë, çetnik, paramilitar, me shamia të kuqe, ushtarë ka pas lloj-lloj”, ka thënë ai.

VIDEO:

Ai ka rrëfyer edhe për momente të rënda që ka kaluar ai gjatë luftës. Ai ka thënë se gjatë atyre ditëve nuk ka ditur asgjë as për familjen e tij.

“Kur ka gju mbi gratë e kanë bërtitur gratë ma rënd nuk kish. Unë për veti u ktheva. Të hënën u ktheva në shpi, e jena kthye të Kastrat te dajtë. Kam fjetë një natë në pleme te ta. Serbët erdhën sërish e na jena ik. Unë për fëmijë të mi e as për njeri tem nuk disha a është gjallë. Një natë kam bujt edhe në shkollën në Turiqec. Atë natë i kishin vra edhe katër fëmijë të Brojës”, ka thënë ai.

Thaçi dha detaje edhe për varrimin e personave që u vranë në këtë masakër. Ai tha se një natë kanë fjetur tek varret për shkak se nuk kanë arritur që brenda një dite të i varrosin të gjithë.

“Ma ran unë në jetë teme nuk kam provu se qato. Kur kemi shkuar me i varros pas tri ditësh, dikush sytë qelë e dikush kamën dikush dorën… e të treten ditë i kemi varrosur 145 civil. Ka mbetë një gru me një plak e një plakë pa varros. Atë natë kemi bujt te vorret e të nesërmen i kemi varros edhe ata”, deklaroi ai në T7.

I mbijetuari i kësaj masakre e ka kujtuar edhe takimin me familjarë pas 17 ditësh nga masakra e Izbicës.

“Pas 17 ditësh mi kanë kthy fminë, se nuk i kishin lan me shku për Shqipëri e një kushëri i imi i ka pru te unë. Ishin ba fmija e gruja si të gjet pa hanger e pa pi kurgjo”, ka thënë ai.