Rreth krizës ekonomike dhe protestave anti-qeveritare, flet për herë të parë Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka komentuar situatën aktuale ekonomike në Turqi dhe rënien e lirës, duke theksuar se Turqia do të dalë nga situata aktuale.

Udhëheqësi turk tha se një politikë e rreptë e normave të interesit nuk do ta reduktonte inflacionin, duke theksuar se Turqia do ta fitojë “luftën për pavarësi ekonomike”.

Kriza ekonomike shkakton protesta në Turqi - kërkohet dorëheqja e Erdoganit Kriza ekonomike shkakton protesta në Turqi – kërkohet dorëheqja e Erdoganit

VIDEO:

Ai theksoi se qeveria turke është e përkushtuar të bëjë gjërat e duhura për vendin, që do të thotë një politikë ekonomike e fokusuar në investime, prodhim, punësim dhe eksporte – në vend të një “rrethi vicioz të normave të larta të interesit dhe normave të ulëta të këmbimit”.

“Ne po shohim shumë lojëra që po bëhen dhe ato kanë të bëjnë me kursin e këmbimit dhe normat e interesit. Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e popullit tonë do të dalim fitimtarë nga kjo luftë për pavarësi ekonomike”, tha ai.

Presidenti turk tha gjithashtu se rritja e çmimeve të disa mallrave nuk ndikojnë në investimet, prodhimin dhe punësimin.

“Përkundrazi, konkurrueshmëria e kursit të këmbimit dërgon në rritje të investimeve, prodhimit dhe punësimit. Kjo është pikërisht situata në vendin tonë”, përfundoi Erdogan.

Lira turke është zhvlerësuar ndaj dollarit muajt e fundit. Të martën, vlera e lirës turke ishte më e ulëta në histori dhe një dollar ishte pothuajse 12.5 lira, që e tejkaloi të ashtuquajturën një kufi “psikologjik” prej 11 lirave.

Ndryshe, shumë qytetarë tashmë kanë dal në protesta në qytetet e mëdha të shtetit turk për të protestuar shkaku i krizës ekonomike. /Telegrafi/

The post Rreth krizës ekonomike dhe protestave anti-qeveritare, flet për herë të parë Erdogan appeared first on Telegrafi.