Rritja e dezinformimit digjital, sfidë globale

NDI dhe USAID kanë nisur konferencën dyditore me temën: “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”.

Presidenti i Institutit Kombëtar Demokratik, Derek Mitchell tha se rritja e dezinformimit është sfidë globale, ndërkohë që ka shtuar se ky është problemi më i madh, i cili po shkakton dëme në botë.

“Integriteti i informatës cenohet edhe atëherë kur është i saktë por që hiperbolizohet qëllimisht. Informata e manipuluar e ul integritetin në publik, Kosova nuk është imune me këtë manipulim. Ka pasur kohëve te fundit edhe shumë situata, pandemia dhe zgjedhjet. Lajmet që ofrohen ndaras shqip dhe serbisht po ashtu ka kontribuar në këtë”, ka thënë ai.

VIDEO:

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për përvojën e tij për marrjen e informacionit në vitet e 70-ta. Ai ka theksuar se në shkolla duhet të futet lënda e edukimit medial.

“Dezinfomata nuk është vetëm taktikë e regjimeve autoritare, ajo gjendet edhe në shtetet demokratike. Zgjedhjet e lira mund të jenë cak edhe dezinformimit. Qeveritë kanë qenë prej caqeve primare. Në Amerikë kemi parë se si gënjeshtra e vërtetë ka quar në sulme me 6 janar. NDI në Kosovë ka konsideruar se në pandemi ka pasur sulme mes partive politike dhe ka promovuar misogjeninë. Derisa jemi duke i’u ofruar zgjedhjeve lokale bëjë thirrje që të gjithë të frenojmë shpërndajmë e dezinformatës”, ka theksuar ai.

Glenn Kessler kryeredaktor dhe autori kryesor i The Fact Checker ka theksuar se pandemia ka ndikuar në shtimin e përhapjes së dezinformatave. Ai shtoi se kjo mbetet shqetësim në SHBA, dhe po ashtu kërcënim në Washington Post.

“Për mbi 30 mijë dezinformata të Donald Trump. Ishim kurioz të dënim sepse ai përparësitë informacione të rrejshme. Madje as mbështetësit e Trump nuk i besonin pretendimeve të tij. Kam frikë që rrenat dhe mashtrimet gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, filloi të lëshonte rrënjë”, tha ai.

Ai ka shtuar se gazetarët duhet të jenë të saktë dhe të mos besojnë në çdo gjë çfarë thuhet e po ashtu as nga dokumentet.

Në konferencën me temën: “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale” u tha se në Kosovë akterët politikë janë ata të cilët shpërndarje më së shumti dezinformata./kp/

The post Rritja e dezinformimit digjital, sfidë globale appeared first on Telegrafi.