Rudiger dëshiron të qëndrojë te Chelsea

Antonio Rudiger duket se ka ndryshuar mendje rreth të ardhmes së tij dhe tani dëshiron të qëndrojë te Chelsea.

Mbrojtësi gjerman ka kontratë me The Blues deri në fund të këtij sezoni, derisa lidhet me një largim nga Stamford Bridge.

VIDEO:

Sipas asaj që raporton gazetari Christian Falk, Rudiger është në bisedime të avancuara me Chelsean për të nënshkruar kontartën e re.

Edhe pse Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich po tentojnë transferimin e tij, mbrojtësi nuk dëshiron të largohet nga kampioni i Evropës.

Falk bën të ditur se brenda pak ditësh pritet që të konfirmohet marrëveshja e re mes Chelseat dhe Ruidgerit.

Lojtari pritet të fitojë mbi 200 mijë euro në javë, duke e plotësuar kështu edhe kushtin kryesore për të rinovuar kontratën. /Telegrafi/

The post Rudiger dëshiron të qëndrojë te Chelsea appeared first on Telegrafi.