Rudiger ‘nxjerr Messin nga brenda’, driblon dhe depërton magjishëm për rreth 80 metra në ndeshje ndaj Zeniti

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger ka prodhuar një aksion individual shumë të bukur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Zenit St Petersbrough.

Chelsea fitoi me vështirësi ndaj Zenitit me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit H në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Goli i vetëm në këtë përballje erdhi në minutën e 69-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi golin e fitores.

VIDEO:

Chelsea me vështirësi fiton ndaj Zenitit, vendos goli i Romelu Lukakut Chelsea me vështirësi fiton ndaj Zenitit, vendos goli i Romelu Lukakut

Megjithatë, Blutë e Londrës patëm dominimin dhe raste të shumta në këtë përballje.

Njëri nga rastet që ka ‘vjedhur’ vëmendjen e publikut në ndeshje, por edhe në TV është njëri i krijuar nga gjermani Rudiger.

Rudiger befasoi të gjithë me një depërtim të tij thuajse nga porta në portë, duke dribluar disa lojtarë kundërshtarë.

Gjermani thuhet se ‘nxori Messin nga brenda’, pasi depërtimi i tij dhe aksioni individual ngjason shumë me aksion që krijon argjentinasi. /Telegrafi/

The post Rudiger ‘nxjerr Messin nga brenda’, driblon dhe depërton magjishëm për rreth 80 metra në ndeshje ndaj Zeniti appeared first on Telegrafi.